Please enter at least 3 characters.

Mënyra se si ky çift zbuluan se po bëhen prindër, bëri miliona njerëz të qeshin

2024/06/70c904ce-15b3-4391-be7c-553d00e30e64.jpg

Courtney dhe Alex Quist janë një çift i ri i martuar që publikojnë video të lezetshme të jetës së tyre në TikTok.

Kur donin të ndanin lajmin se Courtney ishte shtatzënë me ndjekësit e tyre, ata e dinin se duhej të ishte në një mënyrë interesante.

Kjo dyshe nuk zgjodhi si shumë çifte një mënyrë që t'i mërzite njerëzit, por bënë të qeshin miliona njerëz me idenë e tyre, më konkretisht të Alexit.

Në një video të TikTok, e cila është parë 2.5 milionë herë, Courtney dhe Alex njoftuan shtatzëninë e tyre me Ice Ice Baby nga Vanilla Ice.

Në video, Alex mbajti akull me fjalët "akull, akull" dhe më pas Courtney kaloi duart mbi barkun e saj në rreshtin "baby".

Ideja e tyre e zgjuar kënaqi përdoruesit e TikTok, të cilët i vlerësuan për kreativitetin e tyre. /Telegrafi/