Please enter at least 3 characters.

Memorandum bashkëpunimi Maqedoni - Zvicër

2016/08/Maqedoni-Zvicer.jpg

Maqedonia dhe Zvicra kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në sferën e turizmit dhe hotelierisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mes të ministrit të ekonomisë, Driton Kuçi dhe drejtoreshës së programit zviceran për rritjen e tregut të punësimit, Rozandi Lou.

Aktivitetet e parashikuara me këtë memorandun përfshijnë vendosjen e bashkëpunimit me institucione arsimore zvicerane, përmes do të sigurohet mbështetje në zhvillimin e aftësive të të punësuarve në sferën e turizmit dhe hotelierisë.

Gjithashtu, pjesë e memorandumit janë edhe sektori i industrisë kreative dhe ekonomisë së gjelbërt./Telegrafi/