Melinda paralajmëron këngën e re
16/03/2019
Melinda Ademi ka bërë të ditur se është duke e përgatitur projektin e ri muzikor, të cilin do ta lansojë në një të ardhme të afërt.
Këtë njoftim, reperja e ka bërë përmes rrjeteve sociale, ndërsa e ka publikuar edhe një fotografi e veshur e tëra në rozë.
"Bukur në rozë. Muzikë e re vjen së shpejti", ka shkruar Melinda në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Theksojmë se reperja së fundi bëri bujë me një 'freestyle' në formë të 'dissit'drejtuar dy kolegeve tjera të estradës, Tayna dhe Rina Balaj.
Ndërsa kënga e saj më e fundit që u lansua me videoklip është "AMI" që numëron afro dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/


