Please enter at least 3 characters.

Melinda Ademi sjell një pjesë të këngës së re

2019/10/melindaademi_71291140_137012747660465_8165381519716990112_n-e1570466327533.jpg

Melinda Ademi duket se është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare ka ndarë një video në llogarinë e saj personale, Instagram, derisa shfaqet duke kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së re.

Ajo shfaqet tejet atraktive nga makina dhe si përshkrim të videos e ka publikuar thuajse gjithë tekstin e kësaj kënge.

Të shumta ishin komentet e fansave të saj, të cilët mezi po presin për këtë projekt të reperes shqiptare.

Ndërkaq, kjo vjen pas projektit "A po don pak", i cili është lansuar një muaj më parë dhe tashmë ka marrë mbi tre milionë shikime në YouTube.

Edhe pas sezonit të verës, Melinda po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e angazhuar me koncerte në mbarë trojet shqiptare dhe jo vetëm. Ajo është tejet e kërkuar në tregun tonë muzikor dhe vetëm për pak vite karrierë ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.

Melinda po ashtu konsiderohet të jetë rivale e repereve tjera, përfshirë Rina Balajn dhe Taynën, me të cilat pati konflike virtuale muaj më parë. /Telegrafi/