Melania Trump 'shpërthen' pas komenteve të Jimmy Kimmel - bën thirrje të pushohet nga puna
Melania Trump ka reaguar ashpër ndaj moderatorit të njohur Jimmy Kimmel, duke kërkuar që rrjeti televiziv ABC të marrë masa ndaj tij, madje duke kërkuar edhe shkarkimin e tij.
Sipas saj, komentet e Kimmelit në emisionin e tij janë “plot urrejtje” dhe kanë për qëllim të ndajnë shoqërinë amerikane.
Ajo reagoi në platformën X (ish-Twitter), ku e akuzoi se ka përdorur gjuhë që nxit dhunë dhe përçarje politike në ShBA.
Kimmel’s hateful and violent rhetoric is intended to divide our country. His monologue about my family isn’t comedy- his words are corrosive and deepens the political sickness within America.
People like Kimmel shouldn’t have the opportunity to enter our homes each evening to…
— First Lady Melania Trump (@FLOTUS) April 27, 2026
Melania Trump u shpreh se deklaratat e tij për familjen e saj nuk janë humor, por, siç tha ajo, “të dëmshme”.
Shtoi se figura të tilla nuk duhet të kenë hapësirë çdo natë në televizion për të transmetuar mesazhe që sipas saj nxisin urrejtje.
Në reagimin e saj, e quajti Kimmelin “frikacak”, duke pretenduar se fshihet pas mbështetjes së ABC-së dhe se rrjeti po e mbron pavarësisht polemikave.
Ajo i bëri thirrje drejtuesve të ABC-së të marrin qëndrim dhe të ndalojnë, siç u shpreh ajo, “sjelljen e papranueshme” të moderatorit.
Shkaku i kësaj polemike ishte një monolog i Kimmelit i transmetuar pak para një darke tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku ai bëri një koment për Melanian.
Ky koment u konsiderua ofendues nga shumë persona dhe më pas u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, sidomos pas një incidenti me të shtëna që ndodhi gjatë një eventi në Washington.
Ky nuk është rasti i parë që Jimmy përballet me pezullim ose kritika për deklaratat e tij publike.
Më herët, ai ishte pezulluar përkohësisht nga programi pas disa komenteve të diskutueshme, por më pas u rikthye në ekran. /Telegrafi/


