Please enter at least 3 characters.

Melania do t’i padisë bashkëkombësit e saj që përdorin imazhin ‘Zonja e Parë’ për një brend vere (Foto)

2017/03/MelaniaTrump-e1489946059664.jpg
238:"WASHINGTON, DC - MARCH 08: First lady Melania Trump arrives at a luncheon she was hosting to mark International Women's Day in the State Dining Room at the White House March 8, 2017 in Washington, DC. (Photo by Mark Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Katër verëbërës nga regjioni në afërsi të qytetit slloven të Sevnicës, vendi ku ka lindur Melania Trump – kanë prodhuar verën të cilën për nder të saj e kanë emëruar ‘First Lady’ (Zonja e Parë).

Sipas revistës për verë, Decanter, Biznesi ka shkuar mirë, duke qenë se 300 shishet e para janë shitur brenda tri ditësh, derisa 2.000 shishe të tjera janë vendosur në shitje nëpër dyqanet e qytetit turistik.

Çmimi i një shisheje të verës së prodhuar në vitin 2015 është 27.5 euro, ndërsa menaxheri i kështjellës së Sevnicës, Rok Petancic, thotë se ky është një çmim i arsyeshëm.

Ai madje ka thënë se iu kishin sugjeruar që ta shisnin nga 500 euro shishen, por ata kishin vendosur për një çmim më të lirë për popullatën e gjerë.

Koleksionit ‘First Lady’ i bashkëngjitet edhe sallami i prodhuar nga një lloj i rrallë i derrit slloven, çokollata dhe kremi kozmetik.

Mirëpo, Melania, e cila nuk e ka aprovuar emërtimin e verës, e ka angazhuar shoqatën sllovene të avokatëve, "Pirc Musar & Partnerji", që t’i pengojnë prodhuesit e verës që të mos e përdorin imazhin e saj për t’i shitur produktet e veta. /Telegrafi/