Please enter at least 3 characters.

Meksika feston në Amsterdam

2016/01/meksika-feston-n-euml-amsterdam_hd.jpg

Sulmuesi i Sociedadit, Carlos Vela, krijoi epërsi të hershme për mysafirët (8’), ndërkohë që Wesley Sneijder bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultat të barabartë (40’).

Vela shënoi golin e dytë personal në minutën e 62-të, ndërsa Javier Hernandez e ngriti akoma më shumë avantazhin e meksikanëve (69’).

Holandezët arritën që të shënonin edhe një gol përmes Daley Blind (74’), megjithatë nuk i shpëtuan humbjes. /Telegrafi/