Mehmeti: Maqedonia është kthyer në një diktaturë nga Gruevski!
04/06/2015
Ajo ka theksuar se nëse bazohemi në marrëveshjen, qeveria e Gruevskit praktikisht është dorëhequr.
Sipas saj, marrëveshja duhet të shihet me këndvështrim pozitiv dhe Maqedonia duhet të del prej krize. Ajo shtoi se vendi është në një pikë të izolimit të plotë dhe rrezikut për dështim të plotë.
Mehmeti ka theksuar se Maqedonia është kthyer në një diktaturë, e cila cenon shpirtin e mbijetesës etnike, duke refuzuar bashkëpunimin, dialogun dhe mbijetesën, dhe është e pakuptimtë të vazhdon ta përkrah një kryeministër të tillë si Gruevski.


