Mehaj për vdekjen e kolonel Skënder Halitit: Jemi të tronditur, do të kujtohet si patriot i madh
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të kolonel Skënder Halitit, pas vdekjes së këtij të fundit.
Mehaj ka thënë se ai së bashku me stafin e ministrisë janë tronditur thellë me lajmin e vdekjes së luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, kolonel Skënder Haliti.
“Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.
Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë”, ka shkruar Mehaj.
Postimi i plotë:E dashura Familje Haliti,Të nderuar, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit,Unë me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë pjesëtarët e FSK-së , jemi të tronditur thellë me lajmi e hidhur me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, si dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë të sapo-pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Skënder Halitit.Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burrë me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë.Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së bashku, të kemi krenarinë për jetën dhe veprën madhështore të tij në shërbim të Lirisë e Pavarësisë së Kombit dhe Atdheut.Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! /Telegrafi/


