Please enter at least 3 characters.

Megjithatë, Valverde pritet të mbetet Barcelona

2019/05/valverde-1.jpg
288:"EIBAR, SPAIN - MAY 19: Head coach Ernesto Valverde of FC Barcelona looks on prior to the start the La Liga match betweenduring the La Liga match between SD Eibar and FC Barcelona at Ipurua Municipal Stadium on May 19, 2019 in Eibar, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Ernesto Valverde do të qëndrojë te Barcelona përkundër raportimeve se ai mund të shkarkohet qysh në këtë javë nga klubi katalonas.Sport raporton se Josep Maria Bartomeu i ka dhënë edhe një mundësi trajnerit spanjoll edhe pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve dhe humbja në finale të Kupës së Mbretit.

Barcelona u eliminua nga gara më e madhe për klube në Evropë në mënyrë të turpshme, pasi ishte duke fituar 3-0 në Camp Nou, mirëpo në Anfield, Liverpooli e përmbysi rezultatin në 4-0.

Katalonasit nuk kaluan aspak mirë edhe në Kupën e Mbretit, duke humbur në finale nga Valencias me rezultat 2-1, ndërsa faji për këtë ishte drejtuar nga trajneri.

Por, Valverde arriti ta fitonte La Ligan në këtë sezon që lamë pas (2018/19), duke e shpëtuar punën e tij edhe për një sezon, megjithatë presidenti i klubit ia ka bërë me dije se mund të shkarkohet në mes të sezonit nëse nuk tregon rezultate të mira. /Telegrafi/