Please enter at least 3 characters.

Meg Ryan tani edhe producente e filmave

2019/02/Meg-Ryan.jpg
253:"BENTONVILLE, AR - MAY 05: Meg Ryan speaks onstage during the "Geena & Freinds" panel at the 4th Annual Bentonville Film Festival - Day 5 on May 5, 2018 in Bentonville, Arkansas. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images for Bentonville Film Festival)
32:"Getty Images for Bentonville Fil

Një mbretëreshë pa konkurrencë e komedive romantike, Meg Ryan ka vendosur të krijoj shtëpinë e saj të prodhimit dhe po përgatiste tashmë filmin e saj të parë.

Në një bisedë me gazetarin e New York Times, ajo tha se dëshiron të bëjë një komedi romantike në shijen e saj që do të jetë në frymën e filmit si të Nora Efrom ("Kur Harry takoi Sally", "Ju pranuat postën",...).

Aktorja tha për The Times se për momentin filmi nuk ka ende titull, por nuk do të jetë aspak i ëmbël, por inteligjent dhe se do të komentojë botën moderne në një mënyrë të mprehtë.

Ajo nuk ka dashur të fliste për aktorët që do të paraqiten në film, por është e bindur se do të përzgjedh më të mirët e mundshëm që ekzistojnë në tregun hollivudian.

"Sharmi i vërtetë është diçka me lindje dhe mund ta shoh te aktoret si Jennifer Lawrence, Emma Ston ose Ryan Gosling", tha aktorja 57-vjeçare.

Ndërkohë, ajo së fundi ka kurorëzuar me fejesë lidhjen disavjeçare me John Mellencampin.

Ndryshe, Ryan është raportuar se do ta shohim gjatë këtij viti në një film të ri në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/