Meeting of Styles Kosovo 2026
Meeting of Styles Kosovo feston 10 vjet me mbi 100 artistë në Prishtinë.
Meeting of Styles Kosovo 2026 – Togetherness rikthehet në Prishtinë nga 28 deri më 30 gusht, këtë herë me një edicion jubilar që shënon 10-vjetorin e festivalit ndërkombëtar të artit urban në Kosovë.
I organizuar nga Q’art, festivali do të mbledhë mbi 100 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të krijojnë murale dhe vepra graffiti përgjatë linjës hekurudhore, në zonën e trenave. Përveç artit urban live, programi përfshin muzikë, DJ, urban bazar, aktivitete për fëmijë, ekspozita dhe programe të ndryshme për komunitetin.
Detajet
Data: 28–30 gusht 2026
Vendndodhja: Prishtinë, hapësirat përgjatë linjës hekurudhore, në zonën e trenave
Hyrja: Falas
Programi?
Festivali nis më 28 gusht me hapjen zyrtare të edicionit të 10-të dhe prezantimin e artistëve pjesëmarrës.
Gjatë tri ditëve do të zhvillohen:
- Realizimi live i muraleve dhe veprave graffiti
- Mbi 100 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të artit urban
- Muzikë live dhe DJ
- Urban bazar
- Aktivitete për fëmijë
- Ekspozita
- Aktivitete kreative dhe programe për komunitetin
Më 30 gusht, festivali përmbyllet me prezantimin e punëve të realizuara dhe një program muzikor përmbyllës.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të parë nga afër mbi 100 artistë duke krijuar vepra të reja në hapësirën publike.
- Për të njohur artistë dhe krijues nga skena vendore dhe ndërkombëtare e artit urban.
- Për të përjetuar një festival që kombinon graffiti-n, muzikën dhe kulturën urbane.
- Për të qenë pjesë e edicionit jubilar që shënon 10 vjet të Meeting of Styles Kosovo.
- Për të parë se si hapësirat përgjatë linjës hekurudhore transformohen përmes artit.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Hyrja në festival është falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak.
Eventi është i hapur për të gjitha moshat dhe zhvillohet në hapësirë publike, pa kufizim të paracaktuar të kapacitetit.
Parkimi rekomandohet në hapësirat publike pranë lokacionit, ndërsa komunikimi gjatë festivalit zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kontakt:
+377 44 350 117
qendraart@gmail.com
Instagram:
https://www.instagram.com/mos_kosovo/


