Please enter at least 3 characters.

Mediat daneze: Mirë! Danimarka shmangi poshtërimin kundër Kosovës

2019/03/kuuuuuuuu.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kosova në momentet të fundit të ndeshjes është privuar prej fitores kundër Danimarkës.

Danezët barazuan rezultat 2:2 në kohën shtesë kundër "dardanëve" në stadiumin prishtinas të Fadil Vokrrit.

Kjo ka bërë që shumë media daneze të kryqëzojnë lojtarët e kombëtares së tyre duke e quajtur të turpshme paraqitjen në Prishtinë.

"Mirë! Danimarka shmangi poshtërimin" dhe "Përpjekjet e dobëta daneze në Kosovë" ka vendosur si tituj në shkrimet e tyre gazeta elektronike "ekstrabladet.dk."

Edhe mediumi “ekstrabladet” ka vendosur titullin “Turp Danimarkë”, ndërsa “BT” ka shkruar se Danimarka pati paraqitje të dobët.

Gjithashtu është lavdëruar edhe paraqitja e mirë e futbollistëve tanë, të cilët befasuan të gjithë me lojën briliante.

Ndryshe, Kosova të hënën do të takohet me Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020. /Telegrafi/