Meçi i fshehtë i Tyson Furyt: Askush nuk e transmetoi, por britaniku fitoi
Tyson Fury ka bërë një tjetër hap drejt super-meçit të shumëpritur kundër bashkëkombësit të tij Anthony Joshua, pasi mposhti Mariusz Wachun me ndërprerje në raundin e shtatë.
Meçi u zhvillua të premten në Pattaya të Tajlandës, por në një mënyrë aspak të zakonshme për një emër si Fury, pasi përballja nuk u transmetua në televizion dhe u zhvillua para vetëm rreth 1,500 tifozëve.
Fury, i cili kishte deklaruar para duelit se synonte të zhvillonte "raunde të mira" në këtë përballje përgatitore, e kontrolloi me lehtësi duelin ndaj polakut 46-vjeçar.
Pas përfundimit të raundit të shtatë, ekipi i Wach vendosi ta tërhiqte boksierin nga vazhdimi i meçit, duke i dhënë fitoren britanikut.
Mariusz Wach tags Tyson Fury with a sneaky right hand 👀 pic.twitter.com/s6BEsY2OFt
— Sun Sport (@SunSport) July 24, 2026
Fury tani ka bilancin 36 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim, me 25 fitore me nokaut, ndërsa Wach zbret në rekordin 39-14, me 20 fitore me ndërprerje.
Kjo ishte një tjetër sfidë në rrugëtimin e Furyt drejt përballjes së shumëpritur me Anthony Joshuan.
Të dy boksierët britanikë kanë rënë dakord të përballen me njëri-tjetrin në muajin nëntor, pasi kanë nënshkruar marrëveshjen me promotorin e njohur Turki Alalshikh, i cili po financon duelin historik.
🚨 Tyson Fury just beat Mariusz Wach by TKO in the 7th round
Made him quit on his stool 👀
(via @boxingkingmedia) pic.twitter.com/5RsO6nUofW
— Championship Rounds (@ChampRDS) July 24, 2026
Ndryshe nga zakonisht, Fury nuk ishte as kryefjala e mbrëmjes në Tajlandë, pasi u ngjit në ring si meçi i dytë i mbrëmjes dhe jo si përballja kryesore e eventit.
Të ardhurat nga shitja e biletave të këtij dueli shkuan për fondacionin Father Ray Foundation, një organizatë bamirëse në Tajlandë që ndihmon fëmijët në nevojë./Telegrafi/


