Please enter at least 3 characters.

ME TY

Eugène Émile Paul Grindel (1895–1952)

Poezi nga: Paul Éluard
Përktheu: Dritëro Agolli

Unë rrugën e mora në dorë si gotë
Te mbushur me dritë përrallore,
Te mbushur me fjalë ngazëllimi,
Me qeshjet krejt të pafajshme,
Që janë më të bukurat fryte të tokës.
Në rrugë kalojnë njerëz si krijesa të vogla prej druri,
Në zbrazësinë e kaltër lundrojnë zogjtë;
Një vajzë e brishtë dhe e zbehtë mbin papritur
Me një fytyrëz mbushur me halle.
Ajo nga përrallat e lashta ka ardhur
Dhe ëndrrën time ka mishëruar;
Ajo dëshirës sime i bindet,
Dhe silueta e fëmijërisë sime
Në rrugën e praruar shtrihet.

- Lexo po ashtu: Paul Éluard, poeti i surreales