Më tepër se 160 të vrarë në jug të Sudanit
04/08/2009
Sipas njoftimeve të një zyrtari të rajonit Akabo, gjatë luftimeve të së dielës mes fiseve të Mureleve dhe Lu Nuerve u vranë 100 gra dhe fëmijë, 50 civilë meshkuj dhe 11 ushtarë.
Tani gjendja është qetësuar, por dhuna mund të shpërthejë përsëri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon e dënoi dhunën dhe u bëri thirrje autoriteteve sudaneze t'i nxjerrin fajtorët përpara gjyqit dhe ta mbrojnë më mirë popullsinë civile. /DW/


