“Me syze në Kuvend”, deputeti Berisha sqaron: Për arsye shëndetësore
17/04/2026
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha sot gjatë seancës në Kuvend është parë me syze dielli, ndërkaq ka bërë të ditur se bartja e tyre është për arsye shëndetësore pasi ka pasur një ndërhyrje me laser.
Berisha në një postim në Facebook shkruan se për shkak të ndërhyrjes është i detyruar t’i mbaj përkohësisht.
Lexoni postimin e deputetit Berisha:
Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me lazer në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare.
Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë.
I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!. /Telegrafi/


