Please enter at least 3 characters.

Më shumë se dy orë pritje në dalje në pikën kufitare Merdar

2024/07/kufi-merdare-1.png

Në disa pika kufitare në dalje pritjet janë të gjata, gjersa në pikën kufitare Merdar në dalje pritjet shkojnë deri në 2 orë e 30 minuta.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kombëtar bën të ditur se në pikën kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë 80 minuta, ndërkaq në Jarinje pritjet janë rreth 50 minuta.

Pritjet edhe më të gjata janë në Merdar ku në dalje qytetarët po presin deri në 2 orë e 30 minuta.

Më poshtë mund të shihni të dhënat e përditësuara në ora 08:11. /Telegrafi/