Please enter at least 3 characters.

Më shumë se 20 të lënduar kur një zjarr përfshiu një pjesë të 'rrotës', në një ngjarje pranë Lajpcigut në Gjermani

2024/08/Screenshot_7-7.jpg

Të paktën 23 persona thuhet se janë lënduar kur dy pjesë të një “rrote” u përfshinë nga flakët në një festival muzikor pranë Lajpcigut në Gjermani.

Zjarri filloi në njërën nga “ulëset” dhe u përhap në të dytën të shtunën mbrëma, tha policia, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Katër persona kanë pësuar djegie dhe një ka pësuar lëndime nga rrëzimi.

Të tjerët, përfshirë reaguesit e parë dhe të paktën katër oficerë policie, do të ekzaminoheshin në spital për thithjen e mundshme të tymit.

Incidenti ndodhi në festivalin e Highfield në liqenin Störmthaler pranë Leipzig ndërkohë që policia po heton për shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë raportohet se deri në mëngjesin e së dielës, policia ende nuk ka mundur të japë informacion konkret për gjendjen e të lënduarve. /Telegrafi/