Please enter at least 3 characters.

Me shumë mundësi Higuain do të luajë kundër Juventusit

2018/11/Gonzalo-Higuain-lendim-e1541371317626.jpg
235:"UDINE, ITALY - NOVEMBER 04: Gonzalo Higuain of AC Milan leaves the field injured during the Serie A match between Udinese and AC Milan at Stadio Friuli on November 4, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani fitoi ndaj Udineses me rezultat 0-1, por në shumicën e lojës nuk kishte ndihmën e Gonzalo Higuainit.

Argjentinasi u lëndua në pjesën e parë dhe në minutën e 35-të u largua nga fusha.

Pipita mori një goditje nga lojtari kundërshtar Rolando Mandragora, ai qëndroi me shumë vështirësi rreth 10 minuta në fushë pastaj kërkoi zëvendësimin.

(Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images)

Sipas Sky Sport Italia, Higuain menjëherë ka vazhduar në zhveshtore ku është kontrolluar nga mjeku i skuadrës, pastaj është rikthyer në bankën rezervë për të shikuar pjesën tjetër të ndeshjes.

Nga raportimet e para thuhet se lëndimi nuk është serioz dhe ai me shumë mundësi do të luajë në xhiron e ardhshme.

Ndeshja e ardhshme e Milanit në Serie A është kundër Juventusit, pra ish-skaudrës së sulmuesit argjentinas.

Sidoqoftë, Higuain pritet të pushojë ndaj Real Betisit në Ligën e Evropës të enjten. /Telegrafi/