Please enter at least 3 characters.

Me qindra mysafirë është planifikuar të bëhet inaugurimi i presidentit të ardhshëm (Video)

2016/03/seanca-e-kuvendit-27-Mars-Hashim-Thaci-foto-ridvan-slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Po bëhen përgatitjet e fundit për inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës, ceremoni kjo e cila do të mbahet më 8 prill në sheshin ‘Skenderbeu’ në Prishtinë.

Mbi 500 personalitete nga vendi do të jenë të ftuar në këtë ceremoni pranim-dorëzimi të detyrës në mes të Atifete Jahjagës dhe Hashim Thaçit, raporton RTK.

Përderisa opozita nuk e ka mohuar një protestë, të paktën simbolike në ditën e inaugurimit të Hashim Thaçit si President, këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, thotë se është e drejtë e secilit që të kundërshtojë.