Please enter at least 3 characters.

Me një shumë parash në duar, Labinot Rexha thumbon hapur ish-banorët e Big Brother VIP Kosova

Foto: Instagram

Labinot Rexha duket se ka një sezon mjaft të ngarkuar me dasma dhe ahengje, ndërsa një video e fundit nga angazhimet e tij ka tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit që ai ka përcjellë.

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4 është shfaqur duke mbajtur në duar një shumë të konsiderueshme parash, derisa në mbishkrimin e videos ka ironizuar disa nga ish-banorët me të cilët ndau eksperiencën në shtëpinë e BBVK4.

“Ku i keni bre koncertet e dasmat?”, ka shkruar Rexha, duke etiketuar disa prej tyre.

Foto: Instagram

Më pas, ai ka vazhduar me një tjetër batutë: “Më duhet një punëtor se kam mbet pa punëtor, hahahah”.

Në postim janë përmendur disa emra të njohur të edicionit mes tyre: Labi Haxhiu, Klodian Mihaj, Sasa Hoda, Ludo Lee, Toney, Fjolla Morina, Bia Khalifa dhe Suanita.

Foto: Instagram

Duke u nisur nga përmbajtja e videos dhe mënyra se si është shkruar postimi, duket se Rexha ka dashur t’u bëjë një thumbim ish-banorëve, duke vënë në pah angazhimet e shumta që ka gjatë sezonit të dasmave dhe të ardhurat që siguron nga puna e tij.

Edhe pse aventura e tij në BBVK4 ka përfunduar, duket se rivaliteti dhe batutat mes ish-banorëve vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.

Për Labinot Rexhën, ndërkohë, sezoni i dasmave po ecën në ritëm të plotë. /Telegrafi/