Please enter at least 3 characters.

Me një fotografi romantike, çifti Obama urojnë Krishtlindjet

2018/12/GettyImages-632185196-e1545753768519.jpg
331:"WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Barack Obama (R) gives Michelle Obama a kiss as they wait for President-elect Donald Trump and wife Melania at the White House before the inauguration on January 20, 2017 in Washington, D.C. Trump becomes the 45th President of the United States. (Photo by Kevin Dietsch-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë urimin e tij për festën e Krishtlindjeve.

Këtë urim, ai vendosi ta bëjë përmes një fotografie romantike me bashkëshorten e tij, të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqet duke i dhënë një përqafim të ngrohtë bashkëshortes, Michelle, ndërsa në prapavijë shihet edhe një dekorim i vogël i fundvitit.

“Shijoni sezonin e pushimeve me personat që doni. Michelle dhe unë ju urojmë gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Në anën tjetër, nuk kanë munguar edhe pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë uruar ish-presidentin amerikan për festën gjithashtu.

Çifti Obama pas largimi nga Shtëpia e Bardhë kanë shijuar mjaft pushime së bashku, ndërsa kanë vazhduar të jenë të angazhuar secili në projektet e veta.

Michelle ka bërë javë më parë promovimin e librit të saj më të ri mee titull "Becoming", ku ka rrëfyer ndër të tjerash shumë të pathëna dhe detaje interesante nga jeta e saj. /Telegrafi/