Please enter at least 3 characters.

Me ngjyra, material dhe stil unik - Valentina Deti prezanton koleksionin e ri në Modë me Renatën (Video)

2018/03/valentina-deti-2-1.png

Valentina Deti është një prej disenjatoreve të reja më të suksesshme në vend.

Disenjatorja e njohur ka bërë bujë me koleksionin e fundit të saj.

Valentina Deti erdhi nga Suedia për t'i sjellë trendet e reja të veshjeve mjaft moderne. Foto: TV Dukagjini

Me stil të veçantë sipas trendeve aktuale botërore, material dhe ngjyra specifike, Valentina angazhohet personalisht në punimin e secilës prej pjesëve nga koleksioni.

Në paraqitjen e saj në emisionin "Modë" me prezantuesen atraktive, Renata Gafuri, Valentina tregon se ngjyra e hirit, bezhen (nude) dhe e gjelbërt e errët mbeten të preferuarat e saj.

Pamje nga koleksioni i Valentina Detit

Disenjatorja së fundmi ka hapur edhe dyqanin e saj në Prishtinë, ku ka tërhequr emra të njohur.

Modelja Lorinda Kolgeci dhe këngëtaret si Dhurata Dora kanë prezantuar veshjet e Valentinës.

Emisioni "Modë" me Renata Gafurrin transmetohet çdo të premte në ora 22:15 në TV Dukagjini. /Telegrafi/