Please enter at least 3 characters.

Me kalimin te Liverpooli – Wirtz pritet të thyejë “rregullin e artë” të Kloppit që e kishte vendosur në Anfield

Florian Wirtz është zyrtarizuar si përforcimi rekord i Liverpoolit.

21-vjeçari gjerman kaloi testet mjekësore dhe më pas ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me “Reds” në transferimin 140 milionësh.

Në ditët e para në Anfield, Wirtz mund të “shkelë” një rregull të famshëm që Jurgen Klopp e kishte vendosur që nga fillimi i mandatit të tij: ndalimi për të prekur tabelën “This Is Anfield” pa fituar një trofe me klubin.

Me Kloppin tashmë të larguar dhe Arne Slot në krye, ky rregull mund të mos zbatohet më për lojtarët e rinj.

Wirtz është përforcimi i dytë i verës pas Jeremie Frimpong, ndërsa Liverpooli pritet të finalizojë edhe marrëveshjen me mbrojtësin Milos Kerkez.

Emra të tjerë në radar përfshijnë Marc Guehi dhe Alexander Isak. /Telegrafi/