Please enter at least 3 characters.

Me imazhe atraktive nga klipi, Melinda njofton se “Nashta” publikohet të premten

2020/07/Melinda1.jpg

Melinda Ademi e kishte paralajmëruar këngën e re duke publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit.

“Nashta” do të titullohet kënga e re, e cila do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërkohë që pritet të jetë me ritme verore.

Dhe derisa në njoftimin e saj të parë, reperja kishte shkruar se projekti i ri vjen së shpejti, tashmë e ka treguar ditën e lansimit.

(Foto: Instagram/melindaademi)

Në bazë të një postimi të ri, Melinda ka bërë të ditur se videoklipi i ri do të publikohet nesër (e premte).

Postimin e saj, këngëtarja e ka shoqëruar edhe me disa imazhe atraktive që duket të jenë pjesë e videos muzikore. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/melindaademi)