Please enter at least 3 characters.

Më fal, për çfarë demokracie më flet?!

2016/01/m-euml-fal-p-euml-r-ccedil-far-euml-demokracie-m-euml-flet_hd.jpg

Hiperbolizimi i të ashtuquajturës demokraci, me sa duket ka marrë përmasa alarmante, sepse keqkuptimi dhe keqinterpretimi i saj po na shkakton kokëçarje të mëdha duke na u bërë ‘mbret’ i jetëve dhe mendimeve tona. Çdo gjë lidhet me demokracinë, çdo hap që ne hedhim, çdo fjalë që nxjerrim nga goja, çdo virtyt i joni. Si duket, kjo demokracia na ka skllavëruar, njëjtë sikurse në kohët e vjetra, që në emër të kishës, në emër të popullit, e në emër të dreqit e të birit e kanë ‘të lejuar’ të bëjnë gjithçka!

Akoma ne thirremi në emër të demokracisë, derisa vazhdojnë të vriten barbarisht gra e fëmijë të pafajshme në zona luftërash civile, derisa i forti të vret dhe nuk i jep pesë pare, derisa të ligut i rrihen supet duke e përgëzuar për ligësitë e tij, derisa hajnave ordinerë u jepen lëvdata duke u thënë se e nxjerrin bukën e gojës, pa e menduar se po e lënë pa bukë dikë tjetër, e derisa pisllëqet quhen modë, ndërsa të jesh fanatik në një çështje quhesh i prapambetur e primitiv!

Akoma ne thirremi në demokraci, derisa nuk u pengon zhurma e alarmeve të eskortave të tyre apo e diskotekave, por u pengon ezani apo kambana! Ose nuk u pengojnë trotuaret që të duken si parkingje, por u pengojnë shitësit me tavolinat me libra nëpër sheshe, të cilët përveçqë nxjerrin bukën e gojës, ushqejnë me dije e dituri qytetarët! Nuk u pengojnë qentë që njerëzit mbajnë për dore, por u pengojnë lypësit që kërkojnë lëmoshë, pasi që po ky sistem ua rrezikoi bukën e gojës dhe i qiti në rrugë, jo sepse ata kanë dëshirë të dalin rrugëve, por që se nuk kanë dëshirë të vdesin urie!

Kjo pra është demokracia në të cilën thirremi, ky është sistemi të cilin e kemi përqafuar dhe po kjo demokracia është kanceri i shoqërisë tonë!

Më fal, ti më flet për demokracinë, deri sa një media ironizon me një fotografi të një fëmije të mbytur?! Derisa për një sulm terrorist mbi atë media ironizuese e raciste fetare solidarizohet e gjithë bota! Më flet akoma për demokracinë?! Për këtë sistem të shfrenuar jetese ose mbijetese?! Ti thirresh në demokraci derisa shkatërron breza të tërë?! Ose ti thirresh në drejtësi deri sa ti vet e gjymtove atë?! Jo! Kjo nuk është demokraci! Është mjerim e përtej mjerimit! Është litari që po i veni vetës e popullit në qafë e që po i ngufatni në dallaveret e propagandat tuaja!

Kam menduar se e dua demokracinë, por jo! Paskam dashur diçka të gabuar! Unë nuk thirrem në emër të demokracisë, unë nuk I bëhem argat asaj! Unë nuk e përkrah një sistem që thirret në emër të lirisë e të drejtës, por që në fakt të përmbyt njëjtë sikurse lumi kur del nga shtrati i tij që gllabëron çdo gjë që i del para! Unë nuk dua që një sistem të vendos mbi fatin dhe jetën time, ani pse ai sistem na tregon se mund të jetojmë si të duam. Sa për mua, demokracia ka vdekur!