Me arkitekturë, komoditet dhe kushte bashkëkohore - fillon jetësimi i komplekseve "Linda 9" dhe "Linda 10" nga Al Trade Center
Al Trade Center po bën revolucion të madh në urbanizëm duke kontribuar jo vetëm për të krijuar ambiente të mrekullueshme për jetesë, por edhe duke i kontribuar bukurisë urbanistike të vendit tonë.
Në rrugën "Nëna Tereza" në Fushë Kosovë ka filluar të jetësohen dy komplekset e reja nga Al Trade Center.
"Linda 9" dhe "Linda 10" janë dy komplekset që po jetësohen, në një planifikim unik dhe arkitekturë të veçantë.
Këto komplekse gjenden afër BAU Market dhe Al Trade Market në Fushë Kosovë, që i bën këto komplekse lehtë të qasshme për të gjithë.
Të flasim për këto dy komplekse, nuk do të na mjaftojnë as orë të tëra për të përshkruar karakteristikat e tyre si objekte bashkëkohore.
Me siguri të hatashme, hapësirë të mjaftueshme për parking, kënd të dedikuar për fëmijë, e shumë karakterika tjera, i bëjnë këto dy komplekse një mundësi për të mos u humbur nëse plani juaj afatgjatë është afër kryeqytetit.


