Please enter at least 3 characters.

Më 27-29 korrik, Kalimera Poetike në Ulqin

2018/03/poezi.jpg

Edicioni i 26-të i manifestimit letrar Kalimera Poetike, që tani ka marrë emrin e Basri Çapriqit, do të mbahet nga data 27 deri më 29 korrik.

Tash një çerek shekulli “Kalimera Poetike” tubon emrat më të njohur të letërsisë shqipe dhe letërsive të vendeve të tjera nga rajoni dhe bota. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët.

Programi është si më poshtë

E premte, 27 korrik 2018Hapja e manifestimitFjala përshëndetëse: Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”Mbrëmje homazh për Basri ÇapriqinFlasin për krijimtarinë e autorit:Akademik Ali Aliu, studiues i letërsisë,Mr. Haxhi Shabani, studiues,Sadik Bejko, shkrimtar.Lexon vargje: Simon Shkreli, aktorModerator: Akademik Mehmet KrajaE shtunë, 28 korrik 2018Mbrëmje autoriale me poeten dhe skenaristen Natasha LakoFlet për krijimtarinë e autores: Arian Leka, shkrimtar, studiues i letërsisëModeratore: Adriana HoxhaE diel, 29 korrik 2018Mbrëmje autoriale me poetin Salajdin SalihuFlet për krijimtarinë e autorit: Lulzim Haziri, poetModerator: Hajredin KovaçiMbyllja e manifestimit