Please enter at least 3 characters.

​Më 21 maj fluturimi i parë direkt Kosovë - Itali

2018/05/aeroplan-tirane.jpg

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, konfirmoi se fluturimi i parë direkt Kosovë-Itali do të realizohet më 21 maj.

Orlando tha se gjatë periudhës së kur kanë qenë të mbyllur kufijtë i kanë dalë në ndihmë të gjithë atyre personave që kanë pasur nevojë të të kthehen në Itali.

“Lajm i madh! Kemi kapërcyer të gjitha pengesat dhe fluturimi i parë i direkt Kosovë - Itali niset më 21 maj. Gjatë izolimit ne siguruam kthimin, përmes Tiranës, e të gjithë italianëve që kërkuan ndihmë. Kjo do t'i lehtësojë gjërat, përfshirë punëtorët kosovarë që kthehen në punët e tyre”, shkroi Orlando në Twitter.

https://twitter.com/nicolaorlando/status/1262695731187585024?s=20

Ndryshe, Kosova vendosi të mbyllë kufijtë ajror dhe tokësor për shkak të pandemisë COVID-19. /Telegrafi/