Please enter at least 3 characters.

Më 12 janar lindi Jeff Bezos - investitori kryesor në tregtinë online

2019/05/jeff-bezos-e1558592583952.jpg
439:"Mandatory Credit: Photo by Cliff Owen/AP/REX/Shutterstock (9881640c) Jeff Bezos, Amazon founder and CEO, speaks at The Economic Club of Washington's Milestone Celebration in Washington, . Bezos said Thursday that he is giving $2 billion to start the Bezos Day One Fund which will open preschools in low-income neighborhoods and give money to nonprofits that helps homeless families Jeff Bezos Charitable Fund, Washington, USA - 13 Sep 2018
30:"Cliff Owen/AP/REX/Shutterstock

Më 12 janar të vitit 1964, në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur si Jeff Bezos.

Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitjen e librave e më vonë për shumëllojshmërinë e mallrave, duke u bërë modeli i shitjeve në internet.

Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff lindi në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17 apo 18 vjeçar.

Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kubanez, Mike Bezos dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë.

Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës BusinessWeek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan biçikletash.

Gazetari shkoi nga Kalifornia për ta intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte "a keni fëmijë?", Tedi i tha, "jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël".

Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend.

Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri "The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon" i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar a kundërshtuar nga Jeff Bezos, megjithatë libri është në shitje në Amazon.com, drejtor ekzekutiv i të cilit është vet Jeff. /Telegrafi/