")
Please enter at least 3 characters.

Më 11 dhe 12 gusht bëhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup

2016/04/Sperkatja-kunder-mushkonjave-1.jpg

Deinsektimi ajror kundër mushkonjave do të bëhet më 11 dhe 12 gusht (e shtunë dhe të dielën) në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa deisnektimi tokësor kundër mushkonjave do të bëhet nga 12 deri më 16 gusht (nga e diella deri të enjten) në periudhë prej orës 23:00 deri 4 orë të ditës së ardhshme.

Këtë e kumtoi QRMK - Shkup pas raportimit të Bashkisë së Shkupit - Sektori për Punë Komunale - për spërkatje kundër mushkonjave në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse kushtet e motit nuk e mundësojnë deinsektimin, siç thuhet, deinstektimi ajror do të kryet ditën e ardhshme në të njëjtën kohë, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme./Telegrafi/