McLaren i hapur për rikthimin e Alonsos
20/09/2013
Spanjolli ka kontratë me Ferrarin deri në vitin 2016, por ai mund të zgjedhë të largohet pas disa përplasjeve publike me ekipin dhe arritjes së Kimi Raikkonen për sezonin e ardhshëm.
“Po, nëse do të mundem. Shumica e ekipeve do të nënshkruanin me kënaqësi me Fernando Alonson, ai është një ngasës shumë i talentuar”.
“Unë pres që vija e ngasësve tanë vitin e ardhshëm të jetë e njëjta, por ne jemi të hapur për gjithçka dhe në kohë afatgjate ai do të ishte një vlerë e shkëlqyeshme. Fernando e ka vet në duar fatin e tij, por ne do të shohim”, ka thënë Whitmarsh për Sky Sports News. /Telegrafi/


