McKennie përfshihet në listën e gjatë të lëndimeve të Juventusit
Ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar se Weston McKennie ka pësuar një lëndim muskulor që do ta lë jashtë fushe për një kohë.
Mesfushori amerikan ka luajtur rregullisht këtë sezon nën urdhrat e Massimiliano Allegrit duke zhvilluar 719 minuta përgjatë 11 paraqitjeve në Serie A.
24-vjeçari ishte startues në fitoren prej 1-0 ndaj Lecces në fundjavë, por u zëvendësua pas pjesës së parë nga Nicolo Fagioli, i cili e shënoi golin e fitores.
Bianconerët kanë njoftuar se ekzaminimet mjekësore kanë treguar se për dëmtim të muskulit rectus femoris në kofshën e djathtë.
Stafi mjekësor i Zonjë së Vjetër do ta monitorojë mesfushorin në baza ditore dhe ai tashmë është në dyshim për ndeshjet ndaj Paris Saint-Germainit (2 nëntor) dhe Interit (6 nëntor).
McKennie ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asistim në 16 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin këtë sezon. /Telegrafi/


