Mbytet një 50-vjeçar në detin e Durrësit
23/06/2026
Një ngjarje tragjike është regjistruar pak më parë në plazhin e Durrësit, ku një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është nxjerrë nga uji, shkruan A2.
Rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë mbeten ende të paqarta.


