Mbyllet përkohësisht rruga "Ulëzat" në Hajvali, shkak punimet
02/10/2025
Komuna e Prishtinë ka njoftuar se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025.
“Ju njoftojmë se për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht. Kjo masë do të zgjasë deri më 24.12.2025.Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


