Please enter at least 3 characters.

Mblidhet LDK-ja, Bajrami: Qëndrimet do t’i bëj publike pas takimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot me fillim në ora 14:00 mban mbledhjen e Kryesisë së partisë.

Deputetja nga kjo parti, Hykmete Bajrami para nisjes së takimit tha se mbledhja është konsultative.

“Është takim konsultativë...Aty do t’i shpreh qëndrimet e mia, më pas do t’i bëj publike”, tha shkurt ajo.

Kjo është mbledhja e parë e LDK-së, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku kjo parti u rendit e treta me vetëm 13.23 për qind të votave.

LDK u rendit pas Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. /Telegrafi/