Please enter at least 3 characters.

Mbi 400 lopë u futen në varreza dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme (Video)

2017/06/Mbi-400-lopë-hynë-në-varreza-dhe-shkaktuan-dëme-të-konsiderueshme-foto.jpg
34:"© Thornbury Town Council/SWNS.com

Varrezat që ndodhen në pjesën jugore të Gloucestershire të Anglisë, janë dëmtuar nga një kope lopësh që po kullosnin në livadhin që ndodhet në afërsi.

Gardhi i rrënuar ka bërë që mbi 400 prej tyre të dalin dhe të shkaktojnë dëme të konsiderueshme, si dhe të lënë pas shumë jashtëqitje, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pronari i tyre ka deklaruar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet, si dhe kë kërkuar falje për rastin.

Derisa gardhi është rregulluar, ekipet e pastrimit kanë filluar punën që të largojnë rrëmujën e shkaktuar. /Telegrafi/