Mbi 3 mijë pacientë të trajtuar në Spitalin e Mitrovicës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë periudhës janar–qershor 2026, janë trajtuar mbi 3 mijë pacientë të shtrirë për kujdes dhe trajtim mjekësor.
Sipas raportit gjashtëmujor të këtij institucioni shëndetësor, gjithsej 3,088 pacientë kanë qenë të hospitalizuar në repartet e ndryshme të spitalit gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.
Numri më i madh i pacientëve është regjistruar në repartin e Obstetrikës me 487 pacientë, pasuar nga Neonatologjia me 404 pacientë dhe Gjinekologjia me 343 pacientë.
Sipas të dhënave të publikuara, pacientët e trajtuar sipas reparteve janë: Obstetrikë: 487 pacientë, Neonatologji: 404 pacientë, Gjinekologji: 343 pacientë, Pediatri: 338 pacientë, Oftalmologji: 258 pacientë, Kirurgji: 218 pacientë, Interno: 313 pacientë, Ortopedi: 183 pacientë, Urologji: 147 pacientë, ORL: 140 pacientë, Njësi Koronare: 89 pacientë, Neurologji: 88 pacientë, Pulmologji: 80 pacientë.
Të dhënat e raportit gjashtëmujor pasqyrojnë ngarkesën dhe punën e reparteve të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit të Mitrovicës. /Telegrafi/


