Mbi 2.8 milionë shikime - foshnja provon për herë të parë puren e patateve
Për shumë prindër është emocionuese të shohin fëmijët e tyre të rriten dhe të kalojnë momente të ndryshme. Çdo ditë është një aventurë kur foshnjat provojnë diçka të re, veçanërisht kur bëhet fjalë për ushqimin.
Një moment të tillë e kanë ndarë edhe prindërit, Taylor dhe Kaylee Dudley. Së fundmi ata postuan një video të vajzës së tyre Ellie duke shijuar pure patatesh për herë të parë në TikTok dhe reagimi i saj u bë viral.
Ellie është gati gjashtë muajshe dhe ka filluar të tregojë shumë interes për atë që prindërit e saj hanë çdo ditë. Kështu që Taylor dhe Kaylee vendosën që ajo ishte gati të provonte diçka të re. Ata u konsultuan me pediatrin e tyre dhe ai ra dakord që Ellie mund të fillonte të provonte ushqime të reja.
"Ne po mendonim se çfarë duhet të bënim së pari dhe menduam se pureja e patateve mund të ishte një gjë e lehtë për të që të luante dhe të eksperimentonte me të ngrënit", zbuluan prindërit në përshkrimin e postimit të TikTok.
Nëna i dha Ellies një lugë dhe një pjatë me pure patate dhe vajza më pas e kafshoi ushqimin. Ajo nuk ishte e sigurt në fillim, por kur e shijoi edhe një herë, ishte e emocionuar dhe e kënaqur.
Reagimi i vajzës bëri të qeshnin shumë njerëz dhe video mori 2.8 milionë shikime dhe 431.700 pëlqime. /Telegrafi/


