Please enter at least 3 characters.

Mbi 120,000 kamera në shtëpi e biznese të hakuara në Korenë e Jugut – nga to janë krijuar materiale seksuale për një faqe të huaj

Katër persona janë arrestuar në Korenë e Jugut, të dyshuar për hakimin e mbi 120,000 kamerave IP në shtëpi e biznese, duke krijuar materiale seksuale shfrytëzuese për një faqe të huaj.

Sipas policisë, ata shfrytëzuan fjalëkalime të thjeshta dhe dobësi të sigurisë së kamerave.

Kamerat e komprometuara gjendeshin në ambiente private, përfshirë shtëpi, si dhe një klinikë gjinekologjike.

Dy prej të dyshuarve dyshohet se prodhuan mbi 1,100 video të tilla dhe i shitën për dhjetëra mijëra dollarë në asete virtuale.

Autoritetet po punojnë për mbylljen e faqes që shpërndante pamjet dhe po bashkëpunojnë me agjenci të huaja për hetimet.

Policia ka njoftuar dhjetëra viktima, duke u kërkuar të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet dhe po i ndihmon të bllokojnë materialet e publikuara.

Autoritetet paralajmëruan se si prodhimi, ashtu edhe shikimi i videove të paligjshme përbën vepër të rëndë penale. /Telegrafi/