Mbi 100 palestinezë janë vrarë brenda një dite në Gaza
Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në një ditë të vetme në Gazë, thotë ministria e Shëndetit e drejtuar nga Hamasi.
“Sulmet e shumta izraelite në Gaza të martën lanë më shumë se 100 palestinezë të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur”, tha zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë, Ashral al-Qidra.
Ndërkohë, një zyrtar ushtarak izraelit deklaroi se viktimat e shumta civile ishin çmimi i luftës kundër militantëve, citon reuters një zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti rreth përparimit të forcave të armatosura izraelite.
Kostoja e jetëve të civilëve është e balancuar kundrejt një vlerësimi të avantazhit ushtarak përpara çdo sulmi, raporton theguardian.
“[Ka] mijëra e mijëra sulme dhe shpeshherë ato kërkojnë fuqi të madhe zjarri. Kjo rezulton në një numër të madh viktimash civile”, pohoi ai.
Ndryshe, gjatë pauzës së parë humanitare, e cila zgjati një javë, u liruan dhjetëra pengje izraelite dhe të burgosur palestinezë. /Telegrafi/


