Please enter at least 3 characters.

Mbështetje për Vjosa Osmanin në Ferizaj - Mërgimtari: Veç për ty kemi ardhë

Presidentja e 6-të e Kosovës dhe njëherësh kandidatja e LDK-së për mandatin e dytë në krye të shtetit, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Ferizaj për një kafe rasti.



Gjatë ecjes nëpër rrugët e qytetit, Osmani u përshëndet nga shumë qytetarë, të cilët i kërkuan të realizojnë fotografi së bashku.



Ajo u prit me komente pozitive edhe nga mërgimtarë që ndodheshin aty, njëri prej të cilëve iu drejtua me fjalët: “Veç për ty kemi ardhë”.