Please enter at least 3 characters.

'Mbështetje e qartë për pavarësinë tonë' - Zelensky falënderon udhëheqësit evropianë

295:"FILE PHOTO: Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy speaks during a meeting with Italian President Sergio Mattarella at Quirinale Palace, in Rome, Italy, July 9, 2025. Italian Presidency Press Office/Paolo Giandotti/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY/File Photo
11:"via REUTERS

Volodymyr Zelensky ka falënderuar udhëheqësit evropianë për deklaratën e tyre në mbështetje të Ukrainës këtë mëngjes.

Çdo komb në bllok, përveç Hungarisë, i bëri thirrje Donald Trump që të mos e përjashtojë Kievin nga bisedimet për të ardhmen e vet, transmeton Telegrafi.

Presidenti ukrainas falënderoi 26 udhëheqësit për "mbështetjen e tyre të qartë për pavarësinë [dhe] integritetin tonë territorial".

Ai gjithashtu përsëriti paralajmërimin e tij mbrëmë se Rusia "nuk po përgatitej për t'i dhënë fund luftës", por në vend të kësaj po përgatitej për "operacione të reja ofensive".

Ndryshe të premten pritet të takohen presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, ku në Alaska temë diskutimi pritet të jetë edhe lufta në Ukrainë. /Telegrafi/