Please enter at least 3 characters.

Mbappe: Messi e meriton Topin e Artë

2019/11/kylian-mbappe-lionel-messi-2018-19_1w0bwynquumpqzmd3z0qsh5dj.jpg

Kylian Mbappe ka thënë se Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë në këtë vit.

Sulmuesi francez ka dhënë arsyet se përse ylli i Barcelonës e meriton ta fitojë çmimin më të madh për një lojtar në futboll.

20-vjeçari ka thënë se në aspekte individuale, 32-vjeçari është më i miri.

I pyetur se kush mendon se do ta fitojë “Topin e Artë”, Mbappe u përgjigj: “Messi. Në terma individualë, ai ishte më i miri këtë vit”.

Në listë për ta fituar Topin e Artë janë 30 lojtarë, derisa Virgil Van Dijk, Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në top treshe. /Telegrafi/