Please enter at least 3 characters.

Mbappe i pavendosur rreth të ardhmes

2017/06/mb.jpg
218:"Kylian Mbappe of Monaco during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between AS Monaco v Juventus at Stade Louis II on May 3, 2017 in Monaco, Monaco. (Photo by Matteo Ciambelli/NurPhoto via Getty Images)
25:"NurPhoto via Getty Images

Bernardo Silva pohon se Kylian Mbappe është i pavendosur rreth të ardhmes në Monaco.

Silva, i cili kaloi në radhët e Manchester Cityt prej Monacos, pohoi se Mbappe për momentin është i lumtur në skuadrën kampione franceze.

“Të jem i sinqertë, mendoj se as ai (Mbappe) nuk e di nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Ai është lojtar fantastik që ka qenë i pabesueshëm në pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se është i lumtur te Monaco, por nëse shkon të luajë në një klub të madh do të jetë mirë për të”, ka thënë Silva.

Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, gjersa kërkohet prej Real Madridit, PSG, Arsenalit dhe shumë skuadrave tjera. /Telegrafi/