Please enter at least 3 characters.

Maya Jama dhe Stormzy ndezin thashethemet se janë rikthyer bashkë pasi shihen në vende të njëjta

2023/08/Screenshot_13-29.png

Maya Jama dhe Stormzy janë shfaqur në pushime të ngjashme këtë javë dhe fansat janë të bindur se janë rikthyer bashkë.

Spekulimet për marrëdhënien e tyre kanë filluar që kur ish-çifti, i cili u nda në vitin 2019, u pa në festivalin “All Points East” në Londër.

Dyshja u fotografuan në një humor të mirë në një zonë VIP, ku pinin dhe ishin në shoqëri të Idris Elbas dhe Chunkz.

Foto: Screenshot/TikTok

Që atëherë, 29 vjeçarja, ka postuar disa fotografi nga vendi luksoz ku po pushon, që duket të jetë i ngjashëm me destinacionin e reperit britanik.

Maya shihet duke pirë një koktej në një çati prej kashte me kallamishte bambuje në sfond.

Foto: TikTok

Ndoshta rastësisht, Stormzy postoi gjithashtu një TikTok të tij duke u shtrirë në një divan me një stil shumë të ngjashëm.

Para tij ishte gjithashtu një karrige, e cila dukej se ishte i njëjti kënd ku Maya ishte ulur në videon e saj.

Foto: Screenshot/Instagram

Gjithashtu të dy po qëndrojnë në një hotel shumë luksoz me mure guri, gjelbërim të harlisur, pishina dhe pamje të njëjtë.

Fansat bënë më pas komentet e tyre duke aluduar në një rikthim të çiftit. /Telegrafi/