Please enter at least 3 characters.

Maxhuni pret në takim zyrtarët e Policisë së Kosovës, diskutojnë për situatën e sigurisë

2024/12/469797046_3903085276604369_612314378835570927_n.jpg

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, sot ka zhvilluar takim me zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, shkrun Telegrafi.

Maxhuni ka thënë se një elementet kryesore të sigurisë së përgjithshme është identifikimi i rreziqeve dhe vlerësimi i tyre.

Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes analizave të ambientit dhe situatave të mundshme që mund të shkaktojnë dëme.

“Një nga elemenet kryesore të sigurisë së përgjithshme është identifikimi i rreziqeve dhe vlerësimi i tyre, përfshirë analizat e ambientit dhe situatave të mundshme që mund të shkaktojnë dëme, duke krijuar politika dhe procedura për të menaxhuar këto rreziqe, përfshirë trajnimin e stafit dhe implementimin e teknologjive të avancuara për mbrojtje”, ka thënë Maxhuni. /Telegrafi/