Matuidi do t'i mungojë Francës në çerekfinale
282:"KAZAN, RUSSIA - JUNE 30: Blaise Matuidi of France battles for possession with Nicolas Otamendi of Argentina during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between France and Argentina at Kazan Arena on June 30, 2018 in Kazan, Russia. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
30/06/2018
Në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror 'Rusia 2018' u përballën Përfaqësuesja e Francës dhe ajo e Argjentinës.
Ishte një ndeshje me shumë gola (4-3 për francezët) dhe kartonë, por kartoni që vlen të përmendet është ai i Blaise Matuidi.
Francezi u ndëshkua në minutën e 72-të dhe kjo nuk është aspak një lajm i mirë për Gjelat.
31-vjeçari nuk do të luajë në çerekfinale kjo pasi do jetë i suspenduar për shkak të kartonëve.
Në çerekfinale Franca do të luajë me fituesin e ndeshjes Uruguai-Portugali.
Me Francën ylli i Juventusit luan si mesfushor qendror dhe kështu do të jetë mungesë e madhe.
Nga viti 2010 ai është paraqitur në 69 ndeshje për kombëtaren e tij dhe ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/


