“Mat me katër lëvizje” – Skema e shpikur nga Bournemouth që po bën xhiron nëpër klube evropiane, PSG ishte e fundit që shënoi me Mbappen
Paris Saint Germain u bë skuadra e fundit që u frymëzua nga Bournemouth dhe shënoi një të lehtë, por gjenial që duhet të stërvitet fillimisht në terrenet stërvitore.
Bournemouth erdhi me këtë lëvizje sezonin e kaluar, ku nga nisja e topit në mes me vetëm katër pasime vijnë te porta e kundërshtarit.
Anglezët ishin të parët që e bënë këtë lëvizje kur shënuan direkt në fillim të ndeshjes ndaj Fulham në dhjetor e vitit të kaluar.
Solanke ishte ai që përfundoi lëvizjen e shkëlqyeshme me gol, ndërsa tani ka filluar një mani mes skuadrave profesionale - dhe joprofesionale - për të provuar të kopjojnë golin që e kishte shënuar Bournemouth.
PSG u bë skuadra e fundit që shënoi me këtë lëvizje të dielën mbrëma, kur gjeti golin ndaj Lille brenda tetë sekondave.
Menjëherë në start, Neymar ia ktheu topin Vitinhas, i cili ia la atë Lionel Messit. Mbappe dhe Neymar kishin dalë përpara duke pritur topin nga mesfusha.
Çuditërisht, topi i Messit ishte i gjatë për Mbappen dhe shumë i saktë, ku francezi e pranoi siç duhet dhe i kaloi në epërsi kampionët francezë me një goditje me paraboll.
PSG në drejtimin e Christophe Galtier fitoi 7-1 dhe Mbappe shënoi het-trik.
Ndërsa PSG e kreu me sukses lëvizjen gjeniale, ata nuk janë skuadra e vetmja që e kanë kopjuar Bournemouthin.
Sparta Rotterdam e bëri këtë lëvizje në ndeshjen e tyre të dytë në Eredivsie kur pritën AZ Alkmaar. Skuadra holandeze postoi videon në rrjetet e tyre sociale me golin e Vito van Crooij të dubluar pranë atij të Solanke, duke treguar se nga ku e kanë marr.
Jo vetëm profesionistët, pasi edhe lojtarët e niveleve të ndryshme janë të aftë të kryejnë lëvizjen që nga fillimi, pasi Cliftonville FC, një skuadër gjysmë profesionale nga Irlanda e Veriut, postoi gjithashtu një video të skuadrës së tyre duke arritur të shënojnë këtë gol të jashtëzakonshëm.
Bournemouth që atëherë ka postuar gjithashtu një klip në llogarinë e tyre të mediave sociale që tregon skuadrat që janë përpjekur - dhe kanë dështuar - të kopjojnë rutinën e tyre.
Aty janë edhe Rayo Vallecano dhe Real Madrid. /Telegrafi/


